“Aleanca Popullore”, e cila është partia e re e komunitetit çam dhe që është pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi se ka fituar menjëherë mbështetje të gjerë në komunitetin çam dhe jo vetëm.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e kësaj partie thanë se baza e PDIU-së është bashkuar me “Aleancën Popullore”, si parti fituese në këto zgjedhje.

Drejtuesit e “Aleancës Popullore” thonë se janë një parti aksioni për të mbajtur premtimet dhe jo grupim, që tradhton kauzën për interesa private, ndaj theksojnë se po ngrenë strukturat në të gjithë vendin dhe do ta përfaqësojnë denjësisht kauzën çame.

Top Channel