Në një reklamë për një kompani që merret me të rejat teknologjike, Megan Fox shihet e shtrirë në krevat dhe më seksi se kurrë.

Aktorja e bërë e famshme në sagën ‘Transformers’ ka reklamuar një iPhone që kërkon shumë vëmendje për ta dalluar në anën e djathtë të fotos.

26-vjeçarja ka thënë në një intervistë se është shumë e dhënë pas teknologjisë dhe veçanërisht video-lojërave: “Nuk do ta besoni, por unë nuk dal kurrë. Nuk më pëlqejne njerëzit e pirë dhe të djersitur që kanë qëllim të vetëm seksin. Më pëlqen të rri në shtëpi dhe të luaj me kompjuter.”

Por, që nga ardhja në jetë e djalit të saj Noah, Megan Fox nuk ka shumë kohë për lojërat: “Puna ime e vetme tani është të rri me të. Dua t’i jap sa më shumë të mundem.”

Top Channel