Funerali i mafiozit bllokon Londrën

24/04/2013 00:00

Funerali i njërit prej emrave më të njohur të krimit në Londër, bllokoi një lagje të kryeqytetit britanik për disa orë, madje-madje edhe vetë kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson.

Terry Adams përcolli për në banesën e fundit babain e tij, George Adams, familja e të cilit e njohur ndryshe edhe si A-Team ka lidhje me të paktën 25 vrasje në Londër.

Vargu i gjatë i automjeteve, i udhëhequr nga makina me arkëmortin dhe kolltukun e preferuar të të ndjerit mbi të, bllokoi disa rrugë për orë të tëra, ndërsa policia hoqi makinat e parkuara në krah të rrugëve, mes të cilave edhe makina e kryebashkiakut Boris Johnson.

Makina e këtij të fundit u mor nga karrotërheqësit dhe u zhvendos diku tjetër, por përvec kësaj kryebashkiaku londinez u gjobit edhe me 65 paund. Lajmi i gjobitjes së tij u konfirmua edhe nga Këshilli i Islingtonit.

                     Kryebashkiaku Boris Johnson dhe Terry Adams, djali i George Adams

Top Channel