Arrestohet “kreu” i LulzSec

24/04/2013 00:00

Autoritetet australiane njoftuan arrestimin e kreut të vetë-deklaruar të grupit të hakerave, LulzSec, i njohur për marrjen e autorësisë mbi disa faqe e servera me peshë globale, përfshirë këtu sulmet ndaj kompjuterave të CIA-s dhe Sony Pictures.

Policia australiane tha se 24-vjeçari u arrestua në New South Wales. Ai mendohet se është autori i sulmit të një faqeje interneti qeveritare në fillim të këtij muaji. Autoritetet nuk publikuan emerin e tij, por thanë se i arrestuari ishte një specialist në shkencat informatike dhe punonte si IT në një kompani, pozicion që i siguronte aksesin drejt të dhënave sekrete të klientëve dhe agjencive shtetërore.

LulzSec tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2011 kur sulmoi Sony Pictures duke rrëzuar për javë me radhë rrjetin “PlayStation” të kompanisë. Sulmi mendohet se i ka kushtuar kompanisë një dëm prej 100 milion dollarë.

Top Channel