Tetris, loja që stërvit syrin dembel

23/04/2013 00:00

Doktorët kanadezë deklarojnë se kanë gjetur një mënyrë kreative për të stërvitur sytë dembelë: përdorimin e lojës elektronike Tetris.

Një ekip i McGill University zbuloi se loja popullore me mozaikun me tulla mund të stërvisë syrin dhe të bëjë që sytë të punojnë së bashku.

Eksperimenti i kryer mbi 18 të rritur funksionoi më mirë se metoda tradicionale e vendosjes së një fashoje tek syri i mirë për ta bërë më të dobtin të punojë më shumë.

Tani studiuesit duan të provojnë nëse testi do të funksionojë tek fëmijët që kanë të njëjtin problem. Studimet janë në zhvillim e sipër.

Një vlerësim i bërë nga studiuesit sugjeron se 1 në 50 fëmijë ka sy dembel, defekt i njohur ndryshe si ambliopi.

Defekti në fjalë ndodh kur shikimi në njërin sy nuk është në nivelin e duhur dhe shpesh herë shoqërohet me vëngëri, kur sytë nuk shohin në të njëjtin drejtim.

Top Channel