Në ankand aparati i fotos më të famshme në botë

22/04/2013 00:00

Do të dalë në ankand Leica IIIa, aparati fotografik që përjetësoi momentin e puthjes së një marinari dhe një infermiereje në Times Square në Nju Jork më 15 gusht të vitit 1945, në atë që quhet “V-J Day”, ose dita e fitores kundër Japonisë që praktikisht i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Shkrepja është bërë nga fotografi gjerman, i natyralizuar amerikan, Alfred Eisenstaedt. Dy aparatet që përjetësuan festën e përfundimit të luftës do të dalin në ankand në Vjenë. Bëhet fjalë për një Leica IIIa, prodhim i vitit 1935 me trup metalik që nuk ia zbeh aspak elegancën.

Këta aparatë, prodhim gjerman, monopolizuan tregun global për vite me radhë, megjithëse ishin disi kompleks në përdorim.

Ankandi do të hapet me shifrën fillestare 12 mijë euro, megjithëse ekspertët thonë se ata do të shiten të paktën 2 ose 3 herë më shumë sa sa cmimi dysheme i përcaktuar në ankand.

Top Channel