“Kundërpërgjigja ushtarake” kineze ndaj “Gangnam Style”

22/04/2013 00:00

Kina “i kundërpërgjigjet” me “Liaoning Style” hitit koreano-jugor “Gangnam Style” që pushtoi botën për muaj me radhë.

Megjithëse nuk janë krejtesisht të njëjtë fenomeni koreano-jugor, që shpejt u shndërruar mbarëbotëror shoqërohet me muzikë, ndërsa “Liaoning Style” është një përgjigje “ushtarake” që imiton udhëzimin e ngritjes së avionit të parë kinez nga luftanija e parë prodhim vendas e vendit të madh aziatik, “Liaoning”.

Avioni J-15 u ngrit dhe u ul me sukses në luftëanije më 25 nëntor të vitit të kaluar. Testimi rreshtoi Kinën përkrah Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe vendeve të tjera të zhvilluara ushtarakisht që zotërojnë luftë-anije të afta për ngritjen dhe pritjen e avionëve luftarakë.

Imazhet ku tregohen dy udhëzues që në mënyrë të sinkronizuar i kërkojnë avionit të ngrihet, u përhapën në të gjithë Kinën, aq sa mijëra banorë vendas, në shenjë krenarie postuan në internet fotot e tyre duke imituar këta udhëzues.

Shumë nisën ta krahasojnë me “Gangnam Style”, të tjerë e quajtën ironizim për këngën koreano-jugore, ndërsa shumë sqaruan se nuk bëhej fjalë as për të parën dhe as për të dytën, por vetëm për një gjest patriotik e krenarie që përfshiu popullin kinez pas 25 nëntorit.

Top Channel