Çfarë mund të bëjmë për Tokën?

22/04/2013 17:50

Është një ditë kur me një veprim te vogël mund të bëjmë diferencë të madhe dhe njëherazi t’i shprehim mirënjohjeTokës, planetit tonë për gjithçka që na jep me bujari dhe krejtesisht falas.

Këtë ditë:

1. Mund të mbjellim nje peme. Pemet ndihmojnë ne reduktimin e emetimeve te gazrave te demshem, pastrojne ajrin, ruajne token nga erozioni dhe jane “shtëpia” e shumë  zogjve dhe specieve të tjera që pasurojnë biodiversitetin.

2. Nuk ka ditë më të mirë se kjo për të zgjeruar njohuritë tona për mjedisin dhe për mënyrën e ruajtjes së tij. Le të shfletojmë libra, të klikojmë në internet e të mësojmë më shumë për çështjet e ndotjes së mjedisit, specieve në zhdukje, riciklimit, ndryshimeve klimatike. Le të bëhemi pjesë e aktiviteteve të ndryshme pro mjedisit dhe të mdnojmë se si çdo ditë mund të bëjmë diçka për të mbrojtur shtëpinë tonë të përbashkët.

3. Gjatë kësaj dite mund të reduktojmë blerjet, veçanërisht  sendet që janë të paketuara. Mund të mbështesim kultivuesit lokalë të ushqimit. Mund të riciklojmë gjithçka që përdorim gjatë ditës ose të gjejmë një tjetër përdorim për sendet që nuk i përdorim më.

4. Pastroni mjedisin, plazhet, rrugët, oborret e shtëpive. Eshtë bukur të punosh në grup dhe të bësh ndërkohë edhe vepra të mira e të dobishme.

5.
Mund të këndosh apo të dëgjosh këngë për Tokën. Ka shumë të tilla dhe gjenden fare lehtësisht në internet dhe janë gjithashtu një mënyrë  e mirë për ndërgjegjësim dhe rritje përgjegjshmërie për secilin prej nesh.

6. Gjatë kësaj dite është bkur të vishemi me ngjyra të gjelbërta ose ngjyrë kafe, ngjyrat e tokës.

7. Mund të gatuhet një ushqim tipik për këtë ditë, përmes një menyje që nxit përdorimin e produkteve lokale, të ushqyeshme dhe që kanë një ndikim minimal në mjedis. Duhen favorizuar zarzavatet dhe mbi të gjitha ushqimi organike.
 
8. Lëvizni me biçikletë ose mjete të tjera të transportit për të lëvizur gjatë kësaj dite, mjete që nuk emetojnë gazra të dëmshëm .

Mos harroni se çdo ditë është dita e Tokës dhe se çdo ditë mund të bëjmë një gjë të vogël, por me domethënie të madhe dhe të gjithë së bashku për ruajtjen e mjedist e planetit.

Top Channel