Marrja e aspirinës mund të ngadalësojë përhapjen e tumorit të gjirit, tregoi një studim shkencor i Universitetit të Kansasit, SHBA.

Në testimet e tyre laboratorike, shkencëtarët përdorën aspirinën në kavie ku ishin injektuar dy lloj kombinimesh gjenetike që shkaktojnë dy lloj tumoresh të ndryshme.

Në testime, doza të ulta aspirine treguan se ishin në gjendje që të ngadalësonin përhapjen e tumorit të gjirit, i shkaktuar nga një kombinim gjenetik, që shfaq një aftësi të veçantë për t’i rezistuar mjekimit.

Konkretisht, aspirina kishte vetinë e kufizimit të riprodhimit të qelizave tumorale, efekt që jo vetëm ngadalëson përhapjen e sëmundjes, por edhe rrit shanset e shërimit, nëpërmjet metodave tradicionale të ndjekura për luftimin e kancerit.

Modifikimi gjenetik që shkakton kancerin e gjirit dhe disa lloj të tjerë tumoresh, i ndodhur në një gjen specifik, është përgjegjës për një në pesë tumore që prekin njerëzit.

Ndonëse rezultatet e këtij testimi janë të kufizuar vetëm në organizme si ato të kavieve, besohet se rezultatet janë universale dhe shfaqin të njëjtin efekt edhe në trupin njerëzor.

Top Channel