Transseksuali në burgun e meshkujve

20/04/2013 09:10

Një transseksual amerikan, i arrestuar për ekspozim të tepërt në publik, është ankuar për faktin se ka shlyer dënimin e tij në një burg meshkujsh.

Ashley Del Valle u ndalua nga policia pasi kishte dalë pa reçipeta duke treguar gjoksin, por 38-vjeçari i hedh poshtë akuzat duke thënë se kishte veshur një bluzë transparente.

Del Valle ka rreth 20 vite që jeton si femër, por u klasifikua mashkull nga policia pasi ka organe gjenitale mashkullore.

Ai kaloi 4 net në Catham County Jail derisa familjarët paguan garancinë. Ashley ishte në një qeli më vete, por thekson se “fqinjët” e tij e kanë sharë dhe ngacmuar gjatë gjithë kohës.

“Ata nuk e dinin ku të më fusnin. Të burgosurit e rinj nuk mbaheshin. Ishte torturë e vërtetë”, deklaroi Ashley, ndërsa drejtori i burgut arsyetoi kështu vendimin për ta futur tek burgu i meshkujve.

“Dua të sqaroj se Ashley është mashkull. Ka bërë operacion gjoksin, por teknikisht është burrë. Kur hasim në të burgosur të tillë, ne gjithmonë kemi kujdes. I vendosim në qeli të ndara dhe i izolojmë.”

Top Channel