Cel ekspozitë me foto nga Google Street View

20/04/2013 08:30

Një fotograf anglez ka përdorur imazhe nga Google Street View për të çelur një ekspozitë dhe është nominuar për të fituar një çmim prej 30 000 sterlinash.

36-vjeçari Mishka Henner u fut në forume interneti për të mësuar vendin e punës së prostitutave e më pas i kërkoi ato nëpërmjet Google Street View. Koleksioni i tij ka marrë katër nominime për çmimin prestigjioz Deutsche Borse.

Sipas ‘Daily Mail’, përdoruesit e internetit kanë postuar online më shumë se 5000 fotografi prostitutash të marra nga Google Street View dhe i kanë postuar në faqen doxyspotting.com. Për këtë arsye, puna e Henner nuk mund të quhet art.

Vetë 36-vjeçari nuk e mendon kështu: “Unë kam bërë punë kërkimore dhe kam hasur skena interesante nga kam marrë pamjet. Është njësoj si të bësh foto në rrugë.”

Cmimi Deutsche Borse jepet që nga viti 1996 në Londër dhe promovon fotografinë bashkëkohore.

Top Channel