Njeriu më i vjetër në botë mbush 116 vjeç

19/04/2013 00:00

Mashkulli më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë feston 116-vjetorin e lindjes së tij. Japonezi Jiroemon Kimura ka lindur në vitin 1897 dhe është i vetmi burrë i njohur që ka jetuar të tre shekujt.

Libri i rekordeve Guinness e njohu atë si jo vetëm mashkullin, por edhe njeriun më të vjetër në botë. Ish-postier, Kimura mori urimin për një jetë sa më të gjatë edhe nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Ai personalisht jetëgjatësinë ia faturon ushtrimeve fizike dhe konsumimi me kujdes i ushqimit duke mos i lejuar vetes tejngopjen. 116-vjeçari thotë se motoja e tij është “ha lehtë dhe jeto gjatë”. Ai konsumon 3 lloje mishërash në 3 vaftet e tij dhe njëri nga këta është peshku.

Kimura punoi si postier deri në moshën 65-vjeçare, kohë kur u tërhoq për t’i përkushtuar pemtarisë nga e cila hoqi dorë në moshën 90-vjeçare.

Aktualisht ai jeton me vejushën e njërit prej nipërve të tij, ndërsa ka 25 stërnipër dhe 14 stër-stërnipër.

Sipas të dhënave vetëm 12 persona që kanë jetuar në 3 shekuj janë gjallë sot dhe nga këta 11 janë femra, tre prej të cilave në Sardenjë të Italisë.

Top Channel