Elhaida Dani ka hedhur një tjetër hap në The Voice of Italy. Këngëtarja shqiptare ka fituar duelin ndërkombëtar të spektaklit mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis. Ato kanë konkurruar me këngën e Dona Summer, No more Tears. Gara ka qenë shumë e vështirë dhe beteja e tyre është konsideruar si një betejë mes dy tigrash. Betejë, që nxori fitimtare 19-vjeçaren shkodrane.

Zhvillimet e fundit në shkencën e mjekësisë kanë bërë që të rriten shpresat e shumë njerëzve të sëmurë. Lajmet e mira vijnë për ata të cilët kanë probleme me veshkat. Instituti për Mjekësinë e Rigjinerimit në Karolinën e Veriut bëri me dije se kanë përfunduar me sukses testet e implantimit tek minjtë të veshkave të rritura artificialisht. Funksionimi i tyre i mirë ka hapur rrugën për shkencëtarët që të rrisin organe të përshtatura gjenetikisht për pacientët njerëz.

Harris Rosen zotëron shtatë hotele në Florida, por ai nuk ka qenë gjithmonë i pasur. 73-vjeçari u rrit si fëmijë i një familje emigrantësh të varfër në Neë York City. Njëzet vjet më parë, Rosen ndërtoi një pasuri shumë të madh, por vendosi ta kthejë prapë duke ndihmuar rajone të varfra. Ai zgjodhi zonën e Orlandos ku kishte një kriminalitet të lartë dhe niveli i shkollimit nuk i kalonte 25 përqind. Gjëja e parë që ai bëri ishte kujdesi ditor për çdo prind. Ndërkohë ai ofroi të paguajë mësimin në Kolegjin Shtetëror të Floridas për çdo nxënës nga komuniteti i tij i të adoptuarve prej 2500 banorësh. Investimi nëntë million dollarësh i Rosen pati rezultate të mahnitshme. Sot, norma e kriminalitetit është përgjysmuar dhe norma e diplomimit është afër 100 përqind.

Të gjithë e kujtojnë historinë e një endacaku i cili i ktheu një zonje unazën prej diamanti. Ndërkohë, një tjetër histori e tillë ka marrë vëmendjen e mediave. Një grua ka rikthyer një shumë parash prej 30 mijë dollarësh që i kishte gjetur në disa rroba të dhuruara prej një familjeje.

Top Channel