Një çift amerikan nga San Francisco vendosi që fotot e tyre të fejesës të jenë ndryshe nga setet që bëjnë çiftet e tjera.

Casey Grim dhe Adam McLaughlin vendosën që të fotografoheshin veç e veç, por djali duke kopjuar pozat dhe veshjet e vajzës.

Rezultati të bën për të qeshur. Ndërkohë që Casey duket shumë bukur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Adam, i cili në një nga fotot ka veshur edhe reçipeta.

“Miqtë dhe prindërit i kanë pëlqyer shumë këto foto. Sigurisht që babai më pak sepse nuk i pëlqen që unë të pozoj gjysmë e zhveshur, por e bënë për të qeshur”, tha Casey për ‘Daily Mail’.

Top Channel