Itali, “sot pritet të fitojë vendi”!

19/04/2013 04:00

Pas ngjarjeve të fundit në Itali ku, gjatë ditës së parë dhe dy raundeve të votimeve të kryera, nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ardhshëm i italianëve, kryebashkiaku i Firences ka zbritur në Romë, ku ka dhënë një deklaratë optimiste.

“Objektivi ynë nuk ishte të mposhtnim kandidaturën e Marinit, por t’i jepnim Italisë një president, i cili do të zgjasë deri në vitin 2020. Të shohim se cfarë do të thotë Bersani, gjatë së premtes, në asamblenë e grupeve parlamentare, – është shprehur Renzi. – Duhet të zgjedhim një president i cili do të ketë jetëgjatësi deri në 2020, jo deri në fund të 2013-s. Kështu që jemi në pritje, për të parë nëse do t’ia dalim mbanë”.

Por, a ndihet Matteo Renzi fitues i ditës së enjte? “Jo. Nëse emërojmë një president të Republikës, të aftë për t’i dhënë unitet vendit, atëherë është Italia ajo që përfiton”, është përgjigjur ai, në fund të një darke me të tijtë në Romë.

Dikujt, që e pyeti nëse përzgjedhja e emrit do të jetë një zgjedhje me short i kongresit, Renzi iu përgjigj: “Jo. Jemi duke zgjedhur presidentin e Republikës, jo sekretarin e partisë”.

Ndërkohë, “Lëvizja 5 Yjet”, në fund të mbledhjes së grupeve parlamentare, konfirmoi se do të vazhdojë të votojë Stefano Rodota-n, për president të Republikës.

Rodota, sipas tyre, është shenjë e “ndryshimit” dhe “president garant”, me të nuk mund “të mos lindë një propozim serioz për qeverinë e re, në favor të qytetarëve”, lexohej në një deklaratë të tyren.

“Lëvizja e konsideron kandidaturën e Rodota-s, si kandidaturë e qytetarëve dhe nuk mund të etiketohet në mënyrë tjetër”, vazhdoi deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA