“Dajti” avokatët refuzojnë shortin

19/04/2013 00:00

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i është përgjigjur me anë të një shkresë
propozimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për hedhjen e një shorti
publik për të gjetur një avokat për të pandehurin Dritan Dajti.

Një burim u shpreh per Top Channel se Dhoma e Avokatise i propozon nga ana e saj Gjykates se Krimeve të Renda të përfundojnë së thirruri të gjithe avokatët që ndodhen në listën e mbrojtësve kryesisht, pasi sipas Dhomes deri me tani jane thirrur 49 avokate ne nje kohe qe lista permban 89 avokate.

Vetem me pas nese nga lista e avokateve kryesisht prej 89 mbrojtesish nuk vjen asnjeri prej tyre, palet jane te hapura qe te diskutojne se cfare do te behet me shortin publik te propozuar nga Gjykata e Krimeve te Renda megjithese jo zyrtarisht Dhoma e Avokatise e rrezon opsionin e zhvillimit te nje procedure te tille.

Ndersa palet duken te perfshira ne nje klime te ashper, mesohet se pas kerkeses se Gjykates se Krimeve te Renda qe vuri ne dijeni kreun e Keshillit te Larte te Drejtesise presidentin e Republikes, zevendeskryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe Ministrin e Drejtesise ende nuk ka nje pergjigjje zyrtare prej tyre per situaten e krijuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda per ceshtjen “Dajti”.

Top Channel