Britania e Madhe është e njohur për autobuzët e saj dykatësh, por një tjetër lloj autobuzësh unikë do të qarkullojë së shpejti në rrugët britanike.

Një lloj autobuzi me vende shtrirë, në të cilat mund të kalosh një udhëtim komod duke fjetur gjumë, do të futet së shpejti në qarkullim nga një linjë udhëtimesh, në lidhjet midis Londrës dhe qyteteve kryesore skoceze.

Një udhëtim që zgjat 8-10 orë, ai nga kryeqyteti britanik për në Skoci është shpesh herë një ekperiencë e parehatshme për pasagjerët dhe kompania “Megabus” vendosi të zgjedhë këtë mënyrë origjinale për ta bërë rrugën sa më lehtësisht të përballueshme.

Autobuzët, me 42 vende të shtrira, do të jenë të parët në botë në llojin e tyre dhe do t’i mundësojnë pasagjerëve që me mbërritjen në destinacionin e tyre, të jenë të freskët pas një gjumi të bollshëm.

Top Channel