Shërbimi muzikor i “Twitter”

18/04/2013 16:45

Rrjeti shoqëror “Twitter” publikoi ditën e enjte një shërbim të ri, i cili të rekomandon këngë, bazuar mbi pëlqimet që jep në këtë faqe.

Këngët mund të luhen drejtëpërdrejtë nëpermjet aplikacioneve si “Rdio”, “Spotify” dhe “iTunes”.

Programi i realizuar nga “Twitter” shfaq njëkohësisht këngët që miqtë janë duke dëgjuar dhe sugjerime të bëra prej artistëve të mëdhenj.

Kjo lëvizje e rrjetit shoqëror ndjek atë të “Facebook”, i cili pak muaj më parë përfshiu rekomandimet muzikore midis shërbimeve që ofron.

Aplikacioni i ri i “Twitter” do të jetë i shkarkueshëm së shpejti fillimisht për “iPhone” dhe më pas edhe në formate të tjera.

Top Channel