Burri që hëngri gishtin e tij

18/04/2013 21:40

Dave Playpenz pësoi një aksident me motorr dhe doktorët i prenë gishtin për t’i shpëtuar dorën, por në vend që ta hidhte gishtin e tij tregues, ai vendosi ta hante.

30-vjeçari anglez tha për revistën ‘love it’: “Gjithmonë kam dashur të shijoj mish njeriu, por është tabu. Njerëzit nuk mund të jenë kanibalë sepse është e paligjshme, por askush nuk mund të më padisë se kam ngrënë mishin tim. Vendosa ta gatuaj dhe ta ha, ndërsa kockën e ruajta.”

“E zieva në ujë me kripë sepse doja ta ruaja kockën. Po ta kisha skuqur, do e kisha dëmtuar. Nuk e shoqërova me asgjë sepse doja ta shijoja mirë”, shtoi Dave.

Anglezi siguroi se kjo eksperiencë nuk do të përsëritet më kurrë: “Nuk do të bëhem Hannibal Lecter. Doja vetëm të provoja mishin tim dhe e plotësova këtë dëshirë.”

Top Channel