Lamtumira e Margaret Thatcher

17/04/2013 00:00

Britania i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-Kryeministres Margaret
Thatcher.Arkivoli i saj u nis nga Parlamenti drejt katedrales së Shen
Palit për shërbesën mortore, ndërsa mijëra kureshtare dhe mbështetes të
‘Zonjes së Hekurt’, të rreshtuar në të dyja anët e rrugës, shpërthyen në
duartrokitje spontane e thirrje admirimi.

Te tjere hodhen trendafile te bardhe ne vendin ku kalonte me arkemortin e baroneshes karroca e terhequr nga 6 kuaj te zi. Nje pjese e njerezve te mbledhur per te percjelle Thatcherin, kishin kaluar naten ne rruge vetem qe te zinin nje vend ne radhen e pare, nga ku shihej me mire kortezhi funeber. Nje prej tyre ishte 28-vjeçari Bashkim Krasniqi nga Kosova, i cili mbante ne duar nje pankarte falenderimi.

Ne shenje respekti, te gjithe flamujt mbi ndertesat ne rrugen e procesionit, u ulen ne gjysem shtize. Titullare te shumte prisnin kete mengjes ne dyert e katedrales qe te zinin vend brenda per funeralin. Ish – Kryeministrat Tony Blair dhe John Major mberriten se bashku perpara se te vinte shefi aktual i ekzekutivit, David Cameron me te shoqen Samanata. Mbreteresha dhe Duka i Edinburgut u shfaqen te fundit, pak perpara familjes se Lady Thatcherit qe u prit nga 2.300 persona te ftuar prej 170 vendeve te ndryshme. Ishte hera e pare qe sovrania merr pjese ne varrimin e nje politikani britanik qe prej atij te ëinston Churchillit te 1965-en.

Margareth Thatcher nderroi jete ne 8 prill ne moshen 87-vjeçare. E para dhe e vetmja kryeministre femer e Britanise e drejtoi vendin per 11 vjet, gjate te cilave theu forcën e sindikatave teper te fuqishme per kohen, siguroi fitoren në luftën për ishujt Falklande dhe kreu privatizimin e kompanive shtetërore të shërbimeve komunale në kohë rekord.

E adhuruar nga shume britanike, e urryer nga te tjere, figura e saj nuk i shpetoi polarizimit. Por edhe pse akoma sot Thatcher vazhdon te konsiderohet nje lidere kontroverse, kryeministri Cameron insistoi ta pershkruante si “nje politikane dhe grua te jashtezakonshme”.  Ndonese nuk eshte dhene nje kosto e pergjithshme per shpenzimet e funeralit, raportet ne media lene te kuptohet se ato mund te mberrijne ne 10 milione paunde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA