Smartwatch, është radha e Microsoft

16/04/2013 00:00

Mjeti teknologjik i vitit 2003 do të jetë ora e dorës. Pasi ka hyrë në
çdo aspekt të jetës sonë, teknologjia bëhet gati të revolucionarizojë
sendin më personal të njeriut.

Këtë herë është Microsoft që ka në planin e saj smartwatch-in e tij, një monitor i vogël touch prej 1.5 polësh, që do të mbahet tek kyçi i dorës.

Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, kompania e Bill Gates u ka porositur ndërmarrjeve aziatike përbërësit për një aparat elektronik të ngjashëm me një orë dore.

Ndërsa një menaxher i kompanisë, sipas të njëjtit burim, ka deklaruar se është takuar me përgjegjësit e kërkim-zhvillimit në Redmond, ku ndodhen zyrat qendrore të gjigandit të informatikës.

Për shumë vetë ky lajm është vetëm një gjysmë-risi, pasi që prej vitit 2008, Microsoft kishte zhvilluar teknologjinë SPOT, Smart Person Object Technology, që u mundësonte objekteve të ndryshme elektroshtëpiake të lidheshin përmes radios me MSN Direct, ose përmes kabllit të kompjuterit, për të marrë informacione mbi motin, trafikun dhe bursën.

Modele të vjetra smartwatch

Fillimisht kjo nismë u përshëndet dhe u cilësua si një revolucion dhe teknologjia u pajis me prodhues orësh si “Fossil”, “Suunto”, “Tissot” dhe “Swatch”, për t’u braktisur po në vitin 2008 dhe për t’u promovuar sërish kohët e fundit nga “Apple” dhe “Samsung”.

Top Channel