Në përgjithësi lakuriqët e natës nuk gëzojnë simpati të madhe mes njerëze. Shumë prej nesh mund të tmerrohen vetëm nga pamja e tyre dhe jo më kot këto kafshë kanë qenë shpesh burim frymëzimi për skena të frikshme nëpër filma hollivudianë.

Por si për të përmirësuar imazhin e këtyre mamalëve në Sudanin e Jugut është gjetur një lloj i ri i lakuriqëve të natës, krejt ndryshe nga kafshët tradicionale, që ndonjëri prej nesh mund të ketë patur rastin të shohë.

Bëhet fjalë për Niumbaha Superba. Ky lakuriq jo vetëm që ka të gjithë sipërfaqen e trupit të mbuluar me qime, por i ka edhe të kombinuara bardh e zi që e bëjnë atë të ngjashëm me një panda.

Pikërisht kjo karakteristikë ka bërë që grupi i studiuesve të natyrës që e zbuluan atë, ta quajë “lakuriqi mini-panda”. Lakuriqi është aq i madh sa mund të qendrojë lehtësisht në pëllëmbën e dorës, ndërsa përmasat e krahëve dhe të gjymtyrëve të pasme i ka të ngjashme me llojet tradicionalë të lakuriqëve.

Top Channel