Janë të shumtë njerëzit që vendosin të bëjnë një tatuazh në trupin e tyre, por shpesh ndodh që ata të pendohen dhe detyrohen ta heqin atë. I tillë është edhe rasti i Rigertit.

Dy vjet pasi ka shkruar një emër në dorën e tij, ai kërkon që ta fshijë atë tatuazh. Megjithëse nuk është një procedurë e lehtë, në vendin tonë klinika të specializuara ofrojnë këtë shërbim. Rigerti tregon arsyet përse zgjodhi “Doro Lazer”: “Asnjë nga klinikat e tjera nuk më ka ofruar siguri për ta hequr tatuazhin përveç “Doro Laser”. Disa shokë të mi që kanë hequr tatuazhe kanë pasur probleme dhe unë vendosa për këtë klinikë pasi ka teknologjinë e duhur.”

Në njërën nga klinikat dermo-estetike më të vjetra në kryeqytet ai beson që mund të zgjidhë problemin e një kapriçoje adoleshence që e shtyu të bënte atë tatuazh. Doktoreshë Drita i shpjegon atij procedurën që do të ndiqet për këtë rast: “Ne heqim tatuazhet me lazer, që është një rreze jo e dëmshme dhe pa efekte anësore. Gjithsesi, rezultati varet edhe nga lloji i bojës që është përdorur për tatuazhin dhe mënyra e bërjes. Do të bëjmë 2-3 seanca me një largësi prej një muaji me njëra-tjetrën.”

Pasi kanë mbaruar konsultën paraprake dhe Rigerti ka plotësuar kartelën, fillon puna për të fshirë përgjithmonë tatuazhin nga dora e tij.

Me një kujdes të veçantë, doktoreshë Drita punon për rreth 10 minuta për heqjen e tatuazhit. Përmes rrezeve të lazerit ajo arrin të zhdukë pak nga pak disa gjurmë të tatuazhit.

Sigurisht që ky është vetëm fillimi i punës dhe për të parë rezultatin përfundimtar Rigerti duhet t’i nënshtrohet disa seancave në muajt në vazhdim.

Depilimi dhe trajtimi i kapilareve në klinikën “Doro Laser”

Kujdesi për estetikën e trupit është një nga elementët më të rëndësishëm për një femër. Përveç aspekteve të ndryshme të bukurisë, kujdes i posaçëm i jepet edhe depilimit.

Në klinikën “Doro Laser” janë të shumta femrat që drejtohen për të eleminuar këtë problem. Një 25-vjeçare tregon për eksperiencën e saj: “Depilohem një herë në muaj sepse kështu kam lexuar dhe kështu më kanë këshilluar.”

Në klinikën e njohur vajza tregon se ka gjetur kushtet e përshtatshme që përputhen me kërkesat e saj. Problemi me fytyrën e saj ishte ai që e detyroi që të drejtohej në “Doro Laser” për depilimin e kësaj pjesë dhe ajo tregon se është jo pak e sikletshme: “Fytyrën e kam më problematike. Ndihesha në siklet dhe vendosa që të drejtohem tek Doro Laser për pjesën e fytyrës.”

Ajo i drejtohet prej vitesh klinikave dermo-estetike, por në “Doro Laser” duket se ka gjetur rehatinë: “Këtë klinikë e kam zgjedhur se është ndër të parat që ka zhvilluar teknologjinë e lazerit dhe kjo gjë më jep më shumë siguri.”

Ndërkohë, një tjetër aktivitet estetik që kryhet pranë klinikës “Doro Laser” është edhe eleminimi i problemit të kapilarëve. Për arsye të ndryshme shëndetësore në persona të moshave kryesisht mbi 30 vjeç, në pjesën e këmbëve, shfaqen shenja të kapilarëve të cilat mund të eleminohen përmes mënyrave më moderne në këtë klinikë. Drita është njëra nga gratë e cila zgjidhjen për problemin e saj e ka gjetur pranë “Doro Laser”-it: “Ky problem më është shfaqur para disa vitesh dhe e neglizhova. Më pas më këshilluan që të shkoja tek Doro Laser.”

Eksperienca pranë kësaj klinike e kanë bërë Dritën të besojë shëndetin e saj aty. Marrëdhëniet e veçanta të krijuara me doktoreshën si dhe stafin mikëpritës të “Doro Laser” e kanë bindur atë që kjo klinikë ka seriozitetin dhe cilësinë që i nevojitet personave që kanë një problem të tillë. Ajo nuk ngurron ta rekomandojë këtë klinikë, për të gjithë ata persona që vlerësojnë shëndetin si elementin më të rëndësishëm të jetës së tyre: “Ata persona që kanë këtë problem duhet të shkojnë tek Doro Laser sepse pastaj do të detyrohen të bëjnë operacion.”

Me një eksperiencë më shumë se 10-vjeçare në fushën dermo-estetike, “Doro Laser” ia ka dalë të jetë lider në këtë treg duke plotësuar kurdoherë kërkesat e personave të interesuar dhe duke i shpërblyer më një shërbim cilësor dhe të garantuar.

Zhvillimet e pas viteve ‘90 kanë bërë që femrat të shikojnë në një dimension tjetër kujdesin për trupin e tyre. Koncepti i bukurisë tashmë ka ndryshuar dhe çdokush e vlerëson pamjen e jashtme në një mënyrë tjetër. Por, këto aktivitete në tërësi janë jo pak të lodhshme për femrat. Në anketimin e një kompanie kozmetike të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail” tregon se depilimi është aktiviteti estetik më i urryer nga femrat.

Të pyetura për të gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes së trupit dhe kozmetikës, 35% e grave pranuan se e urrejnë depilimin, duke e vendosur në krye të aktiviteteve më pak të preferuara. Pavarësisht kësaj, sipas studimit, një femër humbet rreth dy muaj jetë duke u depiluar gjatë të gjithë jetës së saj.

Rregullimi i flokëve gjithashtu është i bezidsshëm, për shkak të kujdesit të veçantë dhe kohës së gjatë që merr. Aktiviteti që kushton mesatarisht deri 300 ditë jetë, deri në fund të një jete mesatare 80-vjeçare, është i dyti më pak i preferuar për femrat.

Lista e aktiviteteve estetike më të urryera nga femrat vazhdon me rimelin e qerpikëve, heqjen e make-up-it dhe vendosjen e tonit.

Top Channel