Çelësi i lumturisë? Më shumë seks se fqinjët

16/04/2013 16:50

Bindja se po kryen marrëdhënie më të shpeshta seksuale me partnerin se sa fqinjët mund të jetë një burim i rëndësishëm lumturie, zbuloi një studim i ri i publikuar të martën.

Sipas këtij studimi, krahasimi i parë për seksin dhe të ardhurat është ai me komshinjtë dhe nëse në këto dy aspekte arrin të jesh më i suksesshëm, atëherë shenjat e gëzimit janë të dukshme.

Profesori Tim Wadsworth, një doktor i sociologjisë në Universitetin e Kolorados, në SHBA, analizoi të dhënat e grumbulluara nga një shoqatë studimesh midis viteve 1993-2006.

Në total, ai ekzaminoi 15 386 raste të ndryshme personazh, që duhet të përgjigjeshin mbi gjendjen e tyre emocionale me fjalët “të lumtur”, “çka” apo “jo të lumtur”.

Pas analizoi shumë faktorë, profesori arriti në përfundimin se njerëzit që kishin kryer të paktën 2-3 marrëdhënie brenda muajit, kishin 33% më shumë mundësi që të ishin më të lumtur se ata që nuk kishin kryer raporte në 12 muajt e fundit.

Edhe më të larta ishin përqindjet e atyre që kryenin marrëdhënie një apo disa herë në javë.

Megjithatë, studimi tregoi se në gjendjen shpirtërore, ka rëndësi edhe “metri matës”.

Kështu, ndërsa një jetë e shëndetshme seksuale është një burim i rëndësishëm lumturie në jetën e kujtdo, profesori arriti në përfundimin se edhe bindja se jeta jote erotike është më intensive se ajo e personave me të cilët krahasohesh, miqtë apo fqinjët, jep një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

Top Channel