Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, përjetoi të hënën një prej ditëve më emocionuese të jetës, pasi vajza e tij e dytë e bëri për herë të parë gjysh.

Jenna Bush Hager lindi një vajzë të shëndetshme në fundjavë, në një maternitet në Nju Jorkut dhe fotografitë e Bush e ish-Zonjës së Parë, Laura, tregonin qartë për gëzimin e tyre të lexueshëm që në portret.

Imazhet intime familjare tregonin të hënën pamjen e zotit Bush, duke përkëdhelur mbesën e duke diskutuar me dhëndrin e tij, ndërsa Laura qëndronte së bashku me foshnjen e quajtur Margaret dhe të bijën e saj, Jenna.

Nga martesa me Laura Bush, ish-presidenti ka dy vajza binjake, Jenna dhe Barbara, e lindur disa minuta përpara të motrës.

Top Channel