Video/ Një muaj pas vdekjes së Shpat Kasapit, Selvije Jao ndan pamje prekëse të artistit me të birit
Një prej këngëtareve më të suksesshme dhe tërheqëse të botës, Beyonce rikthehet në vëmendjen e publikut më e “nxehtë” se kurrë, nëpërmjet një fushate publicitare për llogari të linjës së veshjeve “H&M”.
Nëna e një fëmije, 31-vjeçarja shfaqi linja të përkryera, ndërsa pozoi me bikinit e propozuar nga linja e veshjeve, për sezonin e ardhshëm veror.
Në lidhje me këto poza, këngëtarja komentoi: “Gjithmonë më ka pëlqyer shija e “H&M” dhe çmimet e përballueshme që gjithmonë ofrojnë. Më pëlqeu me të vërtetë shumë bashkëpunimi për zbulimin e emocioneve nëpërmjet katër elementeve, zjarri, uji, toka dhe era, të gjitha të përfaqësuara në këto poza”.

“Ishte një punë e bukur, ajo e realizuar në një ishull tropikal. Më shumë se sa poza për një reklamë, më dukej se po realizoja një videoklip”, shtoi amerikania.

Top Channel