Noka: Lufta antidrogë, e suksesshme

11/04/2013 00:00

Gjatë takimit vjetor për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të
Bimëve Narkotike, ministri i Brendshëm Flamur Noka vlerësoi punën e
policisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit në vend.

Noka tha se lufta ndaj drogës ka bërë që Shqiperia të mos jetë më korridori i preferuar për drogat e forta nga ana e trafikanteve. Ambasadori i OSBE-së Wollfarth tha se mbeshtet luften qe Ministria e Brendshme ka bere ndaj narkotikeve, duke e konsideruar ate si kryefjalen e punes se saj.

Wollfarth tha se organizata e tij do te vazhdoje mbeshtetjen ndaj Shqiperise ne kete lufte qe drogat e jashteligjshme qe vijne nga Shqiperia te mos gjenden me ne menute e kafeneve te Evropes. Ne takim folen edhe disa prej kryekomunareve, te cilet administrojnë fshatra problematike. Kreu i komunes Lazarat, Dashamir Aliko kerkoi me shume mbeshtetje shteterore per te luftuar kete fenomen.

Top Channel