Një leopard terrorizoi banorët në një zonë periferike të Katmandusë në Nepal duke shkaktuar dhjetra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë përpara se të neutralizohej nga turmat e njerëzve.

Felini u shfaq papritur nga një zonë e pyllëzuar pranë zonave të banuara dhe nisi të sulmojë njerëzit. Me përhapjen e alarmit, qindra persona u mblodhën dhe nisën betejën për disa minuta me radhë për të neutralizuar kafshën.

Fillimisht ata u përpoqën ta vendosin në grackë atë pa dashur që të eleminonin por kur nuk ia dolën dot mbanë, ndërhynë duke e vrarë.

Më pas, trupi i pajetë i leopardit “u bë shembull” duke u tërhequr zvarrë përmes kryeqytetit nepalez.

Sulmet e këtyre kafshëve nuk janë të rralla në Nepal. 6 muaj më parë, një i tillë i mori jetën një personi dhe plagosi rëndë tre të tjerë përpara se të vritej nga forcat e sigurisë.

Top Channel