Lamtumirë password, tani mjafton ta mendosh

11/04/2013 00:00

Një kompjuter që lexon mendimet ose që komandohet me duar, një
dispozitiv që njeh zërin, që skanerizon retinën ose gjurmët e gishtave.

Nuk janë skenare fantashkence apo nga një film si “Minority Report”, por janë pjesë e një eksperimenti shkencor dhe teknologjik dhe në një kohë të shkurtër mund të jenë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Mes risive të fundit është ajo që vjen nga UC Berkley School of Information, që ka hartuar një sistem për të lexuar fjalëkalimin në mendjen e përdoruesit, duke lënë pas kombinimet shkronjore apo numerike, gjithmonë e më të shkelura nga hakersat.

Në universitetin kalifornian eksperimenti është drejtuar nga John Chuang, që ka përdorur një aparat që është në shitje, që kushton rreth 100 dollarë dhe që quhet NeuroSky MindSet.

Është një lloj kaskete me funksione elektronike, e ngjashme me kufiet që përdoren për  të dëgjuar muzikë. Dispozitivi lidhet përmes Bluetooth me një kompjuter që arrin të dëshifrojë valët cerebrale.

Gjatë një ceremonie u është kërkuar personave të ndryshëm të kryejnë veprime specifike, si të këndonin një këngë lëviznin një gisht, etj.

Në të gjitha rastet ka qenë e mundur të përdoren valët cerebralepër të identifikuar veprimet deri në detaj, me një marzh gabimi nën 1 për qind.

Top Channel