Martesa e parë homoseksuale në Afrikë

09/04/2013 16:55

Një çift meshkujsh nga Afrika e Jugut i premtuan besnikëri njëri-tjetrit deri sa vdekja t’i ndajë, në martesën e parë homoseksuale në Afrikën e Jugut.

Tshepo Cameron Madisane dhe Thoba Calvin Sithol, nga Kvadukuza në krahinën e Kvazulunatal u lidhën në martesë në një ceremoni tradicionale, ku edhe veshjet e tyre ishin të tilla.

Të pranishëm në këtë bashkim të dy 27-vjeçarëve, së bashku që prej tre vitesh, ishin mbi 200 të ftuar, familjarë dhe miq që duartrokitën martesën.

Një ceremoni e tillë ishte edhe më domethënëse, pasi u zhvillua në mes të një komuniteti tribal në Afrikën e Jugut, një vend i njohur për homofobinë dhe sulmet e dhunshme fizike ndaj anëtarëve të komunitetit LBGT.

Tshepo Modisane, i regjistruar si bashkëshortja deklaroi: “Jam shumë i lumtur. E dua Thobën jashtëzakonisht shumë. Jam shumë i lumtur që tani do të mbaj mbiemrin e tij, e do të quhet Tshepo Sithol. Ekziston një ide se qënia gay dhe afrikan nuk mund të bashkëekzistojnë, por raportet homoseksuale janë të ngulitura thellë në kulturën tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA