Gazifikimi i Shqipërisë

09/04/2013 00:00

Kompania shteterore e Azerbajxhanit për naftën dhe gazin natyror SOCAR,
mund të jetë kompania që do të asistojë Qeverinë Shqiptare në hartimin e
masterplanit për gazifikimin e vendit dhe më pas për zbatimin e tij.

Kjo mundësi u diskutua në takimin e Kryeministrit Sali Berisha me Presidentin e kompanise SOCAR, Rovnag Abdullajev, gjate qendrimit ne Baku. Ai iu pergjigj pozitivisht kerkeses se Kryeministrit Berisha jo vetem per te pare mundesite e investimit ne fushen e energjise, por shprehu gatishmerine për të mbështetur Shqipërinë në projektin e madh të gazifikimit të vendit.

Kompania shteterore azere per naften dhe gazin natyror eshte nje nga kater aksioneret e Konsorciumit nderkombetar ‘Shah Deniz 2’, qe se shpejti pritet te marre vendimin perfundimtar per transportin e gazit nga Kaspiku drejt Europes Perendimore nepermjet Projektit Trans Adriatik ose Nabukos.

Kryeministri Berisha, i cili po lobon qe vendimi te shkoje ne favor te Projektit Trans Adriatik, qe perfshin Shqiperine, u takua ne Baku me te gjithe aksioneret e konsorciumit, Britaniket e British Petrolium, francezet e TOTAL, norvegjezet e STATOIL dhe azeret e SOCAR.

Gjatye takimit, Kryeministri Berisha vuri ne dukje avantazhin që paraqet Projekti Transadritik, si projekti më ekonomik, qe i shërben jo vetem Europes Perendimore, por edhe vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor. Kete çeshtje Kryeministri Berisha e trajtoi edhe gjate fjalimit te tij ne Forumin Ekonomik Boteror, ku vleresoi se vendimi qe do te merret ne fund te qershorit nga konsorciumi do te percaktoje përcaktojë të ardhmen e gazit dhe sigurisë së energjisë per Europen.

Pjesen me te madhe te fjalimit, Kryeministri Berisha ia kushtoi prezantimit te Shqiperise si vendi qe mirepret dhe garanaton me taksat e uleta dhe lehtesite fiskale suksesin e cdo investitori te huaj.

Duke vene ne dukje se per shkak te reformave te ndermarra, Shqiperia nuk u prek nga kriza si fqinjet e saj Greqi dhe Italia, Kryeministri Berisha tha se mesimi qe ka nxjerre nga kriza globale eshte shfrytezimi i çdo poteciali te endit per prodhim. “Kjo skeme-tha Kryeministri Berisha ne forum,- po funksionon me modesti dhe ka perpara nje te ardhme te sigurte”.

Top Channel