Dashuria dhe 5 rregullat që duhen shkelur

09/04/2013 00:00

Dy partnerë në një lidhje dashurie, pavarësisht “zjarrit”, herët a vonë
do të kenë dhe grindje. Për të qetësuar gjakrat, dikush i drejtohet një
të afërmi apo një shoku më me eksperiencë, për të marrë disa rekomandime
për mënyrën e sjelljes.

Por këtë herë, ndryshe nga më parë, studiuesit amerikanë kanë prezantuar një seri rregullash që duhet të shkelen nga partnerët, në mënyrë që marrëdhënia mes tyre të jetë më e qetë.

Rregulli 1: Përdorni vetën e parë “unë” dhe jo vetën e dytë “ti”, kur flisni me partnerin/en për një ankesë. Fokusimi tek “unë”, më tepër se sa deklarata akuzuese ndaj tjetrit, shërben për të komunikuar më qartë dhe qetë. Por opsioni më i mirë është ai i vetës së parë shumës, “ne”, me deklarata të tipit: “ne duhet ta provojmë”, apo “ne duhet ta mendojmë”, pasi ndikojnë më pozitivisht tek njëri-tjetri.

Rregulli 2: Kurrë mos shkoni në shtrat të inatosur. Studiuesit mendojnë se kjo rregull duhet përjashtuar. Të flesh duke menduar për një argument bën që të ngrihesh më i freskët dhe ta trajtosh atë me qetësi dhe jo atë që është pretenduar, se kjo metodë të bën të ngrihesh me argumenta për të sulmuar tjetrin.

Rregulli 3: Mbështesni partnerin në mënyrë sa më njerëzore. Ju duhet të jeni atje kur partneri ka një problem, qoftë një mosmarrëveshje në punë apo një debat me miqtë. Por, sipas studiuesve, rregulla në fjalë duhet shkelur pasi dhënia e mbështetjes së tepruar ndonjëherë mund të jetë më e dëmshme sesa të japësh fare pak.

Rregulli 4: Tregohuni të sinqertë për ndjenjat tuaja. Mos e bëni! Njerëzit që shpresojnë të afrohen më shumë me partnerin/en duke ndarë edhe mendimet më personale mund ta fusin marrëdhënien e tyre në telashe. Jo më kot quhet “sinqeritet brutal”. Ju nuk do t’i thoshit kurrë një shoku, prindit, apo kolegut për ndjenjat tuaja pa marrë në konsideratë ndjenjat e tyre. Kështu që mos ia bëni këtë as partnerit tuaj.

Rregulli 5: Dashuri do të thotë të mos kërkosh kurrë falje. S’është e vërtetë. Dashuria do të thotë se duhet të keni vullnetin për të thënë “më fal”, edhe nëse s’e keni seriozisht, edhe nëse nuk doni t’i lëndoni ndjenjat tjetrit, edhe nëse mendoni se ndjenjat e tjetrit janë disi qesharake. Gjithësesi, vrapimi me nxitim për të kapur partnerin dhe për t’i kërkuar falje teksa është duke hipur në aeroplan funksionon vetëm nëpër filma.

Top Channel