Stilistja e bizhuterive artizanale

08/04/2013 00:00

Fjorza Mullaji kalon një pjesë të mirë të ditës në dhomen e saj, në ambientin që i   fal qetesi dhe nxit frymezimin për t’i dhene jete nje per pasioneve me te medha ajo ka; te krijoje aksesore.

Kete ide e ka nisur ne moshen 18-vjeçare, si pjese e nje projekti shkollor, por u bene 6 vite qe ajo nuk e ka lene pa shfrytezuar kete dhunti te sajen. Nje pune qe kerkon durim, por dhe shume fantazi dhe shije.

“Kur kam disa lekë, nuk më shkon mendja të dal, por të blej materialet bazë që të bëj buzhiteri të tjera. Mendoj çfarë guri, çfarë zbukurimi duhet të marr”, thotë Fjorza.

Dhe te mendosh qe dikur aksesoret per Fjorzen nuk perbenin asnje interes. Thote qe nuk i   pelqenin fare.

“Jo thjeshtë që më përpara nuk i   mbaja, por as më tërhiqnin vëmendjen kur i   shihja në vitrinë”, shton vajza.

Sot, jo vetem qe i   perdor dhe i   pelqen shume, por madje jane bere aq te rendesishem, saqe per Fjorzen aksesoret jane puna e cila i   jep shume kenaqesi.

“Në njën ditë të lodhshme, disa njerëz qetësohen duke u çlodhur, ndërsa unë duke bërë vathë ose varëse”.

Nuk e nis me nje ide te qarte, por gjate rruges i   jep formen dhe ngjyrat e deshiruara.

Mjaftojne pak minuta per te realizuar nje pale vethe apo nje unaze. Vareset duan me shume perkushtim. Tani, po realizon nje nder varset e saj te preferuara.

“Rëndësi ka qe të vazhdoj të bëj këtë gjë me kaq dashuri dhe po të më krijohet mundësia, që të krijoj edhe më shumë, më mirë”.

Dikur, mikeshat e saj ishin te vetmet qe e komplimentonin per punen e bere, sot pasioni per te krijuar sende zbukuruse eshte kthyer ne profesion per Fjorzën.

Momenti qe i   jep shume kenaqesi eshte kur u prezanton pune njerëzve te saj me te dashur dhe ata reagojne gjithmone ne te njejeten menyre.

“Ata reagojne gjithmone te çuditur, si e ke bere,uauuu”, thonë, shprehet Fjorza.

Top Channel