
Pas pozicionimit në të njëjtin koalicion me LSI-në, kryesocialisti Rama ka lëshuar një mesazh të qartë edhe për Aleancen Kuq e Zi, duke uruar qe ajo te mbetet ne cdo rast pjese e frontit opozitar.
”Unë uroj që edhe AK të jetë pjesë e këtij fronti dhe jam shumë i dëshiruar të theksoj deri në fund se në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari i njohur i shumë diktaturave të korrupsionit, ku për t’i shpëtuar fronteve opozitare, krijohen parti radikale kundër vetvetes për të çoroditur votuesit”, tha Rama.
Pikerisht per kete koalicion me LSI-ne, Edi Rama theksoi se nuk ka patur asnje kusht te vene nga aleatet e rikthyer sa i takon tre ligjeve integruese. Ndersa sekretari i pergjithshem i internacionales socialiste, Luis Ayala ka pershendetur kete bashkim ne nje koalicion te madh, siç ai e quajti.
”Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kusht nga ana jonë ndaj LSI dhe anasjelltas. Asnjë kusht. Ka pasur dhe ka reflektim, analizë dhe angazhim për të transformuar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh”, shtoi Rama.
”Ne kete koalicion, per te cilin Edi nuk ka rreshtur se punuari eshte mire te sjellim sa me shume njerez. Ne fakt ky ka qene parakusht per ndryshim, parakusht per fitore dhe tashme eshte realitet. Keshtu ka ndodhur edhe ne vendin tim, kemi te njejten rruge, kemi qene ne qeverisje tashme jemi ne opozite do te fitoje zgjedhjet e ardhshme do te jemi serisht ne qeverisje dhe kete e kemi bere sepse kemi pasur mundesi dhe kemi qene ne gjendje qe te rindertojme dhe te sjellim bashke elemente te njejte”, deklaroi Ajala.
Kryesocialisti Rama e vuri theksin tek ato qe sipas tij do te jene objektivat reale te qeverise se re pas 23 qershorit.
”Nuk do të rishpikim popullin shqiptar, personalitet që populli ka zgjedhur të votojë. Ne do të rishpikim qeverisjen, do të rishpikim sistemin e qeverisjes dhe do ta rishpikim jo duke shpikur diçka që bota nuk e njeh, por duke bërë atë që nuk është bërë në këto vite, implementimin e një modeli europian, me njerëzit dhe për njerëzit”, shtoi Rama.
Nderkohe, me pare zoti Ayala eshte takuar edhe me kreun e LSI-se, Meta. “Për të biseduar me ne dhe për të përgëzuar për nismën e fundit, e cila ka të bëjë pikërisht me koalicionin e ri, i cili synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për të pasur suksese në zgjedhjet e 23 qershorit dhe për të patur mundësi për të kontribuar për sfidat që vendi ka për të ardhmen, sidomos në raport me përshpejtimin për integrimin europian”, komentoi Meta.
Top Channel