Super-jahtet, “Azzam” zbret nga froni “Eclipse”

06/04/2013 00:00

Nëse ka një sektor që nuk njeh krizë, ai është ndërtimi i superjahteve. Mes miliarderëve prej disa vitesh ka nisur një garë e cmendur se kush ka jahtin më të madh e më modern.

Prej kohësh “froni” mbahej nga “Eclipse” i miliarderit rus, Roman Abramovic. Por së fundmi “Eclipse” është zbritur nga froni dhe në vend të tij është “Azzam” i princit saudit, Al-Walid bin Talal.

“Azzam” (që nga arabishtja në shqip përkthehet Vendosmëri) është i gjatë 180 metër, kundrejt 162.5 metër të jahtit të Abramovic.

Ai doli nga kantieri i ndërtimit të jahteve të Lursenit në Bremen të Gjermanisë ditën e premte. Po në të njëjtën ditë iu dorëzuan “çelësat” pronarit të tij.

Sipas mediave gjermane, superjahti ka kushtuar diku tek 500 milion euro dhe është i pajisur me luksin dhe fjalën e fundit të teknologjisë. “Varka” e Abramovic, e ndërtuar në vitin 2009 kushtoi “vetëm” 340 milion euro.

Top Channel