Zënka e pazakonta në Australi

05/04/2013 00:00

Një zënkë e pazakontë mes një këmbësori me “skateboard” dhe drejtuesit të një mjeti, në mes të rrugës u filmua nga një kamera amatore në Australi.

Zënka ka ndodhur në një udhëkryq, kur këmbësori i afrohet drejtuesit të mjetit. Pa u menduar dy herë ai thyen xhamin e derës anësore të makinës duke e goditur me skateboard-in e tij. Shoferi është përpjekur të dalë nga automjeti, por edhe ai është goditur në kokë nga agresori.

Me të dalë jashtë makinës, dy të rinjtë përleshen në asfalt të përgjakur, ndërsa spektatorë u bënë disa drejtues të tjerë automjetesh.

Filmimi është marrë rastësisht nga dy të rinj në makinë dhe nga bashkëbisedimi i tyre kuptohet që ata kanë njoftuar policinë. “Çfarë të bëjmë?, thotë njëri. Telefonoji policisë, i thotë tjetri”, degjohët në bashkëbisedim.

Top Channel