Refuzohet nga materniteti, lind në dhomën e hotelit

05/04/2013 18:45

Një nënë i dha jetë fëmijës së saj të parë në një dhomë hoteli në Londër, pasi materniteti ku shkoi për të lindur e ktheu pas, me argumentin se kontraktimet ishin të parakohshme dhe nuk ishte ende gati për të lindur.

Për fatin e mirë të 39-vjeçares Michelle Booth, pavarësisht ambientit të pazakontë ku realizoi lindjen e saj natyrale, i biri George Reggie Eades gëzon shëndet të plotë, ashtu si edhe vete nena.

Një banore e kryeqytetit londinez, Booth dhe bashkëshorti i saj 45-vjeçar, Richard, vendosën që të merrnin një dhomë hoteli pranë maternitetit për të qenë të përgatitur për çdo rast, pasi gruas i thanë që nuk ishte ende gati duke lindur.

Megjithatë, katër orë më vonë, kontraktimet e gruas u bënë tepër të fuqishme dhe e asistuar edhe nga stafi i hotelit, i vendosur në alarm nga bashkëshorti, 39-vjeçarja lindi në komoditetin e një shtrati hoteli, ndonëse do të kishte preferuar shumë më tepër të ishte nën kujdesin e mjekëve, në këtë shtatzani të saj të parë.

Një ngjarje e pazakontë, ajo e 39-vjeçares ka nxitur një hetim mbi spitalin dhe përgjegjësit e një pakujdesie të tillë, që mund t’i kishte kushtuar shumë shtrenjtë një gruaje tjetër me një shtatzani problematike.

Top Channel