Gazetaret dalin në front për të denoncuar një nga shkaqet e krizës ekonomike, siç është shmangia e taksave.

Janë më shumë se 2.5 milion dokumente që priten të publikohen dhe përbëjnë atë që media po e quan skandalin fiskal më të madh në planet.

Mes këtyre emrave përmendet menaxheri i fushatës së presidentit francez Francois Holande, Jean-Jacques Augier apo presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe anëtarë të familjes së tij.

Edhe pse nuk dihet me saktësi sa është shuma e taksave të shmangura, disa vlerësime tregojnë se mund të jenë deri në 20 trilionë dollarë në vit.

Mes këtyre individëve të përfshirë në evazion fiskal ka doktorë amerikanë, qytetarë greke, drejtues të lartë korporatash ruse si dhe miliarderë nga Europa Lindore.
——————————————————————————————
Dy peshkatarët që u zhdukën në det fundjavën e kaluar kanë shpëtuar falë një kryqëzori turistik që vinte në vendin tonë.

Dy 25-vjeçaret, Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismaili u pikasën në det nga turistët e “Costa Voyager”.
——————————————————————————————-
Zgjedhja e një shqiptari në krye të Komunës së Kërçovës pas rreth 70 viteve ka dhënë edhe efektet e para.

Kjo komunë ende pa përfunduar në tërësi procesi zgjedhor në Maqedoni, ka filluar të frymojë shqip. Fillimisht është ndryshuar tabela në hyrje të godinës së komunës, ku përveç mbishkrimit në gjuhën maqedonase, tani gjuhë e parë zyrtare është shqipja.
——————————————————————————————
Ka shpëtuar për mrekulli një fermer kinez që u përpi nga një gropë me baltë. Ai ra aksidentalisht në një thellësi prej 10 metrash ku ishte shumë pranë vdekjes. Pas një prove pikëlluese për katër orë zjarrëfikësit ia dolën të shpëtojnë 62-vjeçarin.
——————————————————————————————-
Një dele në Britaninë e Madhe ka mbijetuar për 11 ditën nën një shtresë dëbore prej tre metrash si pasojë e një orteku.

Pronari i saj kishte hequr çdo shpresë që ta gjente, por 11 ditë më pas, ndërsa po pastronte dëborën pranë shtëpisë së tij, gjeti ende gjitarin të gjallë.

Një veteriner konfirmoj se delja është në gjendje të mirë, po ashtu edhe qingjat që ajo pritet të lindë.

Top Channel