Hewlett-Packard, dorëhiqet kreu Raymond Lane

05/04/2013 00:20

Hewlett-Packard ka njoftuar riformatimin e bordit të drejtorëve, ku përfshihet edhe dorëheqja e kreut Raymond Lane. Lane u rizgjodh nga vetëm 58,8% e votave të aksionerëve në takimin e përvitshëm të muajit të kaluar.

Në një deklaratë të HP-së, Lane ka thënë se e ka marrë këtë vendim “pasi ka reflektuar mbi votimin e kryer muajin e kaluar”.

Ai është viktima më e shquar e blerjes së kompanisë programuese Autonomia Britanike, vlera e së cilës ka rënë tashmë tej mase.

Bordi i gjigantëve të kompjuterave është kritikuar nga aksionerët për pagesën prej 11 miliardë dollarë për Autonominë Britanike. Kritikët ankohen për mungesën e kujdesit të treguar përpara se kompania të blihej.

Por HP pohon se AB kishte ndërmarrë hapa për fryrjen e vlerës së tyre, gjë që kundërshtohet nga ish-menaxherët e Autonomisë.

Akuzat janë duke u shqyrtuar nga Departamenti i Drejtësisë amerikane, Zyra e Mashtrimeve serioze të Britanisë së Madhe dhe Rregullatori i Kontabilitetit britanik.

Lane do të mbetet në bord, ndërsa dy drejtorët e tjerë, John Hammergren dhe G Kennedy Thompson do të largohen.

Ralph Whitworth, një aksioner aktivist veteran, është emëruar si lider i përkohshëm.

Top Channel