Dhuna e policisë, goditje elektrike gruas shtatzënë

05/04/2013 00:00

Një grua me ngjyrë në muajin e tetë të shtatzënisë njoftoi policinë për të denoncuar dhunimin e automjetit të saj, por paradoksi qendron se vetë shtatzënia bëhet pre “e dhunë policore”.

Ngjarja ka ndodhur në Springfield të Shteteve të Bashkuara dhe gjithcka është filmuar nga të pranishëm në vendngjarje. Kur policët paraqiten në vendngjarje, gruaja i adresoi ata tek agresori i automjetit të saj. Por ky i fundit mohoi akuzat dhe policët i kërkuan gruas shoqërimin e saj për në rajon.

Refuzimi prej saj dhe bashkëshortit që e shoqëronte, detyroi policinë të ushtronte dhunë. Pas disa sekondash debat, njëri prej policëve vë në përdorim pistoletën elektrike.

Goditja “paralizon” gruan e cila më pas shoqerohet për në rajon së bashku me bashkëshortin. Rasti në fjalë ka shkaktuar zemëratë të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara. Shumë kritikojnë dhunën e tepruar të policisë, sidomos goditjen me elektro-shok të një gruaje shtatzënë.

Megjithatë, policia e Springfildit reagoi duke mbrojtur agjentët e saj. Në një deklaratë ajo tha se ata kishin vepruar në zbatim të kompetencave që i jep ligji.

Top Channel