Depilimi, aktiviteti më i urryer për femrat

05/04/2013 20:10

Depilimi është aktiviteti estetik më i urryer nga femrat, tregoi një anketim i realizuar nga një kompani kozmetike, publikuar të premten në “Daily Mail”.

Të pyetura për të gjithë aktivitetet e mirëmbajtjes së trupit dhe kozmetikës, 35% e grave pranuan se e urrejnë depilimin, duke e vendosur në krye të aktiviteteve më pak të preferuara.

Pavarësisht kësaj, sipas studimit, një femër humbet rreth dy muaj jetë, duke u depiluar, gjatë të gjithë jetës së saj.

Rregullimi i flokëve, gjithashtu është i bezidsshëm, për shkak të kujdesit të veçantë dhe kohës së gjatë që merr. Aktiviteti që kushton mesatarisht deri 300 ditë jetë, deri në fund të një jete mesatare 80-vjeçare, është i dyti më pak i preferuar për femrat.

Lista e pesë aktiviteve më pak të preferuara kozmetike të femrave

1. Depilimi
2. Stilimi i flokëve
3. Rimeli i qerpikëve
4. Heqja e make-up
5. Vendosja e tonit

Top Channel