“Të paktën 3 herë në javë”, kushti i modeles për t’u martuar

04/04/2013 17:45

Një modele dhe aktore me shtetësi polake dhe amerikane, Joanna Krupa i vendosi një kusht të padëgjuar bashkëshortit të saj të ardhshëm, në kontratën paramartesore, një akt juridik ende në negocim.

Në bazë të kushtit, i fejuari Romain Zago është i detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të paktën tre herë në javë.

Në rast të kundërt, 33-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë divorcin dhe të pretendojë dëmshpërblim prej partnerit, për “mospërmbushjen e detyrimeve bashkëshortore”.

Duke komentuar këtë kusht, Zago tha për mediat amerikane: “Joanna është me të vërtetë një makinë seksi, nuk i mungon kurrë dëshira. Nuk do t’iu gënjej dhe t’iu them që kryejmë marrëdhënie çdo ditë, asaj i duhet të udhëtojë shumë, mua gjithashtu. Mendoj se perfeksioni, edhe në dhomën e gjumit si kudo në jetë është i pamundur të arrihet. Megjithatë, nëse qëndrojmë bashkë të gjithë ditët e javës, një kusht i këtillë nuk është e vështirë të realizohet”.

Top Channel