Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Me një rreze drite lazer të qëlluar në tru mund të eleminohet varësia
nga kokaina. Kështu tregon një eksperiment i kryer tek disa minj
laboratori.
Drita aktivizon sistemet nervore të vetëkontrollit dhe në këtë mënyrë “shuan” nevojën e pakontrolluar për të konsumuar substanca narkotike.
Studimi është publikuar në revistën “Nature” dhe mban firmën e shkencëtarit italian që jeton në Amerikë, Antonello Bonci.
Studimi sugjeron një metodë potenciale për të zhdukur varësinë nga kokaina: veprimin, në mënyrë të moderuar dhe pa dhimbje, direkt në trurin e përdoruesve përmes stimulimit magnetik, TMS.
Një teknikë kjo që aktualisht përdoret për sëmundje të tjera si depresioni e që konsiston në goditjen me një rrymë korrenti nga jashtë, duke vendosur një sondë në kokë.
Përmes TMS-së, sipas shkencëtarit, mund të aktivizohet pjesa ballore e kokës së njeriut, duke arritur të njëjtat rezultate të arritura tek minjtë me përdorimin e një rrezeje drite.
Studimi është kryer në Institutin Kombëtar Shëndetësor në Baltimore. Minjtë “narkomanë” janë modifikuar gjenetikisht në mënyrë që neuronet e pjesës ballore të rezultonin të ndjeshme ndaj dritës. Me aktivizimin e stimulimit, minjtë kanë humbur varësinë nga kokaina.
Top Channel