Një dele u bë protagoniste e një historie të rrallë mbijetese, pasi rezistoi për 11 ditë nën një shtresë dëbore prej tre metrash, deri kur u gjet nga pronari i saj në Britaninë e Madhe.

”Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, shprehja e vjetër e popullit shqiptar u vërtetua tek delja skoceze, e cila për më tepër ishte shtatzanë, duke pritur disa qingja.

E lënë të kulloste gjatë temperaturave të acarta të marsit në Uigtaunshajër, një ortek dëbore zuri përfund delen.

Pronari i saj kishte hequr çdo shpresë që ta gjente, por 11 ditë më pas, ndërsa po pastronte dëborën pranë shtëpisë së tij, gjeti ende gjitarin të gjallë.

Pasi u mbështoll me një kuvertë dhe iu shërbye ujë i ngrohtë e një pije energjike, kafsha rifitoi ndienjat dhe u rikthye në formë si gjithmonë.

Një veteriner konfirmoi se edhe qingjat që ajo mbart kanë mbijetuar, të mbrojtur shtresa e leshit të trashë të trupit të nënës.

Një histori e pabesueshme, ajo e deles “së mbinatyrshme” po shndërrohet në një prej historive më të qarkulluara të javës, në rrjetet shoqërore botërore.

Top Channel