Janë disa nga grabitqarët më të rrezikshëm, të njohur për egërsinë dhe instiktin e lindur për të vrarë, por një kopsht zoologjik në Argjentinë bën të mundur që vizitorët të qëndrojnë shumë pranë tyre, madje edhe t’i përkëdhelin njësoj si të ishin qenushë.

Në kopshtin zoologjik Lujan, njerëzit mund të qëndrojnë të shtrirë pranë tigrave dhe të prekin me hundën e tyre atë të luanit. Që kur është hapur në vitin 1994, nuk është raportuar asnjë incident nga kjo praktikë e çuditshme.

Disa vizitorë thonë se kafshët janë të “droguara”, por menaxherët e këtij kopshti zoologjik thonë se butësia e grabitqarëve vjen nga fakti se janë rritur që të vegjël dhe janë mësuar me njerëzit.

Gjithashtu ata shtojnë se kafshët janë të ushqyera mirë e për këtë arsye janë pasivë dhe të qetë.

Top Channel