Indi, i presin flokët për ta bërë më pak tunduese

03/04/2013 12:00

Në një fshat të Indisë, një vajze 18-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga xhaxhai i saj për ta bërë nusen e tij të re, i janë prerë flokët zero në mënyrë që të mos ishte tunduese për burrat e fshatit dhe ngjarje të tilla të mos ndodhnin më.

Edhe xhaxhai, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë, është dënuar të shëtisë nëpër fshat me një gur të madh të lidhur në këmbë.

Policia po heton 16 të moshuar të fshatit Chikhla të cilët dhanë dënimin për adoleshenten, faji i së cilës, sipas të moshuarve, ishte bukuria e tepërt që tundonte meshkujt.

Një zëdhënës i policisë shpjegoi: “Kemi arrestuar 13 persona dhe janë në kërkim 3 të tjerë.”

Këto arrestime kanë shkaktuar protesta në fshat pasi banorët mendojnë se të moshuarit e komunitetit vetëm sa kanë zbatuar traditën tribale.

Top Channel