Drenovë, vetëvaret një i burgosur

03/04/2013 00:00

Vetëvaret në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë Romeo Myrteza.
27-vjeçari i cili në shtator të vitit të kaluar vrau gjyshin e
ish-bashkëshortes dhe vëllanë e tij është vetëflijuar në qelinë e burgut
paraditen e sotme me një çarçaf të cilin e ka lidhur në kangjellat e
hekurta të dritares.

Kane qene gradianet e burgut ata te cilet gjate nje kontrolli rutine e kane gjetur Myrtezanë pa jete ndersa sipas te dhenave te deritanishme ai nuk kishte shfaqur shenja te depresionit.

27-vjeçari ne gjendje te dehur, pjesë e komunitetit rom, përgjaku dy banesa të qytetit te Pogradecit brenda pak minutash. Viktimat e krimit ishin Fatmir Muhaxhiri 65 vjeç dhe Dritan Myrteza, 38 vjeç. Shkak i vrasjes ishte konflikti i tij me ish -bashkeshorten pasi ai kerkonte rikthimin e saj ne banese por kjo e fundit e kishte refuzuar.

Sipas te dhenave ai ne gjendje te dehur kishte shkuar ne banesen e tij per te marre armen automatike por vellai i tij kishte tentuar ta ndalonte dhe ai e qelloi duke e lene te vdekur me tej Romeo shkoi ne banesen e ish-vjehrrit dhe qelloi me bresheri duke i shkaktuar keshtu edhe vdekjen gjyshit te ish-bashkeshortes.

Top Channel