Eric Ducharme ka një fiksim të çuditshëm për një mashkull. Djali amerikan vesh një bisht sirene dhe kalon kohë duke notuar në pishinë, ndërsa njerëzit e shohin të habitur.

“Është një stil jete. Kjo është rruga që kam zgjedhur në jetë”, thekson 22-vjeçari.

“Kur vesh bishtin, ndihem i shndërruar krejtësisht. Më duket vetja sikur po hyj në një botë tjetër”, shprehet Eric, familja e të cilit tashmë është mësuar me pasionin e rrallë për një djalë.

“Është i fiksuar pas sirenave. Secili prej nesh ka fiksimet e veta, ai ka sirenat”, thotë nëna e 22-vjeçarit.

Top Channel