Tina Turner do të martohet për herë të dytë

02/04/2013 16:15

Tina Turner do të martohet për herë të dytë. Këngëtarja legjendare do të shkëmbejë unazat me partnerin e saj prej 18 vitesh, Erwin Bach.

Sipas ‘Blick’, celebrimi do të bëhet në Zyrih, afër banesës së çiftit.

Tina ka qenë më parë e martuar me Ike Turner, prej të cilit u divorcua në vitin 1976 pas 14 vitesh martese pasi bashkëshorti e keqtrajtonte.

Këngëtarja është njohur me Erwin në vitin 1985 dhe kanë 15 vite që bashkëjetojnë në Zyrih.

Top Channel