I dashuri i ri i Katie Holmes

02/04/2013 21:40

Katie Holmes e ka harruar Tom Cruise dhe tashmë ka gjetur një të dashur të ri. Aktorja po frekuentohet me Peter Cincotti, një muzikant xhezi amerikan.

Cifti është munduar që të mbajë të fshehur lidhjen duke shkuar veç e veç dhe duke ikur po të ndarë nga evente të ndryshme.

Një burim u shpreh për revistën ‘Grazia’: “Janë njohur dy javë më parë dhe e kanë frekuentuar rregullisht njëri-tjetrin. Miqtë e Katie e aprovojnë këtë lidhje sepse Peter është shumë i sjellshëm dhe di si të sillet me femrat.”

Në një intervistë para disa ditësh për revistën “Allure”, Holmes pranoi se dëshiron që të zgjerojë familjen e saj në të ardhmen.

”Nuk e di me kë, por jam e hapur ndaj idesë së pasjes së më shumë fëmijëve në të ardhmen. Do të doja të kisha një familje më të zgjeruar”, deklaroi 34-vjeçarja.

Ndonëse pas divorcit ajo duhet të kujdeset e vetme për vajzën 6-vjeçare Suri, në intervistë Holmes tregoi se kjo përgjegjësi e madhe e ka bërë më energjike dhe që prej ndarjes, i është kushtuar edhe stilimit të veshjeve, veç aktrimit.

Top Channel